Artikull
Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov
Enjte 28 Nëntor 2024 11:44
Enjte, 28 Nëntor 2024, 11:44
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e cila filloi më 11 nëntor.
Grupi i "Bullgarisë Demokratike" u propozoi formacioneve GERB-SDS dhe "BSP - E majta e bashkuar" që të votojnë "pro" kandidaturën e Sillvi Kirillov nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Jordan Ivanov, deputet i grupit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" komentoi për gazetarët se ky propozim u hodh poshtë para përpjekjes së shtatë të deputetëve të popullit për të zgjedhur kryeparlamentar.
Kandidaturat e paraqitura ishin sërish katër dhe me insistimin e Atanas Zafirov nga BSP, kryesuesi Sillvi Kirillov shpalli pushim prej 30 minutash dhe liderët e grupeve paralamentare u tërhoqën në mbledhje. Zgjidhja e situatës nuk u arrit dhe takimi vazhdoi me akuza të ndërsjella mes formacioneve “Ka një popull të tillë” (ITN), "Bullgaria Demokratike", “Vëzrazhdane” dhe “BSP - E Majta e Bashkuar”.
Më në fund, deputetët sërish dolën për të pushuar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип