LAJME

Artikull

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Enjte, 28 Nëntor 2024, 14:34

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga “Ka një popull të tillë” (ITN), atij nuk i mjaftuan disa vota për të qëndruar në krye të parlamentit.
Para votimit, Bozhdirar Bozhanov njoftoi se "Bullgaria Demokratike", pjesë e koalicionit PP-DB, do të mbështesë edhe një herë kandidaturën e Sillvi Kirillovit për të filluar punën e parlamentit. Ai shpjegoi se partia e tij do të prezantojë një projekt-ligj për t’i ofruar më shumë mundësi presidentit për të zgjedhur një kryeministër në detyrë. Arsyeja tjetër është skadimi i afatit për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe nevoja për miratimin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.
Forcat politike përsëri nominuan kandidatët e propozuar në votimet e mëparshme - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e bashkuar" dhe Sillvi Kirillov nga "Ka një popull të tillë". Edhe kësaj here Raja Nazarjan dhe Sillvi Kirillov arritën në balotazh.

Publikoi / Publikuan: БНР екип