Artikull
PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit
Enjte 28 Nëntor 2024 16:36
Enjte, 28 Nëntor 2024, 16:36
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të zgjedhur Sillvi Kirillov, të propozuar nga "Ka një popull të tillë", si kryetar parlamenti. Dy deputetë të PP-DB votuan "kundër", dhe një "abstenim".
Me vendim të Këshillit Ekzekutiv, Daniell Llorer, i cili abstenoi nga zgjedhja e Sillvi Kirillov, u përjashtua nga partia dhe të gjitha organet e saj. Mirëpo, i njëjti dënim nuk mund t'i shqiptohet Javor Bozhankovit për shkak se u zgjodh deputet nga kuota civile.
Nadezhda Jordanova, e cila gjithashtu votoi "kundër", shpjegoi se telekomanda nuk funksionoi dhe vota e saj ishte numëruar gabim.
“Bullgaria Demokratike” – partner koalicioni i “Po e vazhdojmë ndryshimin” – u shpall kategorikisht kundër përjashtimit të Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov nga grupi parlamentar PP-DB, u bë e qartë nga një postim në Facebook.
Publikoi / Publikuan: БНР екип