MUZIKË

Artikull

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Premte, 29 Nëntor 2024, 06:35

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

FOTO: Facebook/Todor Gadjalov

Madhësia e shkronjave

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta.
"Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë. Kënga shpreh ato momente kur bota duket se të mbyll çdo derë, por megjithatë gjen forcën dhe vullnetin për të vazhduar", thotë këngëtari.
Teksti i provokon dëgjuesit të përballen me sfidat dhe t'u tregojnë vlerën e tyre atyre që ua mbyllin dyert. Kënga mbart një mesazh qëndrueshmërie, vetërespekti dhe besimi në potencialin e vet. Todor Gaxhallov ndan gjithashtu se teksti i këngës "Dera e kyçur" nuk synon vetëm luftën personale, por edhe nevojën për t'u pohuar para njerëzve që nënvlerësojnë aftësitë tona. Kënga ka një kuptim të fortë simbolik dhe jep frymëzim për ata që janë në udhëkryq.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип