Gjatë javës së
Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran, Nikolla, Misho dhe Aneta, të cilët prapë vrapojnë nëpër masivet malore të Bullgarisë. Në një apel, organizata ekologjike thekson se në një sërë veprimesh të koordinuara për tre vjet, falë mbështetjes së përkushtuar të partnerëve të interesuar, ekspertët e WWF shpëtuan arinjtë nga vdekja e sigurt.