Artikull
Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven
Dielë 1 Dhjetor 2024 04:55
Dielë, 1 Dhjetor 2024, 04:55
FOTO: Qyteza e Krishtlindjes - Pleven
Madhësia e shkronjave
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së Krishtlindjes në sheshin “Vëzrazhdane”. Veprimtaria do të përfshijë këngë, valle, një shfaqje nga fëmijët e Shkollës Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” dhe pjesëmarrës të tjerë.
Qyteza e Krishtlindjeve do të jetë qendra e ngjarjeve, duke përfshirë kauza bamirësie. Një atraksion i pritur këtë vit është sheshi i akullit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 2 janar.
FOTO: Мото Коледа Плевен (архив)
Në programin e Vitit të Ri do të performojnë dyshja “Amore”, Polli Genova dhe këngëtarja popullore Petja Baneva, të cilët do të argëtojnë ata që festojnë në shesh në orët e fundit të vitit 2024. Organizatorët premtojnë shumë humor, efekte ndriçimi dhe një atmosferë festive për të gjithë banorët dhe mysafirët e qytetit.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Qyteza e Krishtlindjes – Pleven, BTA, Motoçiklistët e Krishtlindjeve Pleven (arkivë)
Publikoi / Publikuan: БНР екип