SHOQËRI

Artikull

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Dielë, 1 Dhjetor 2024, 06:25

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

FOTO: prepodavame.bg

Madhësia e shkronjave

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE, njofton platforma arsimore prepodavame.bg.

FOTO: prepodavame.bg

Projekti ndërkombëtar MediaWise fokusohet pikërisht në rritjen e shkrim-leximit mediatik duke krijuar një rrjet rinor që është aktivisht i përfshirë në luftën kundër dezinformimit. Pjesë e këtij projekti është edhe "Rrjeti i adoleshentëve për verifikimin e fakteve", në të cilin marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Bullgaria. Ata tashmë po publikojnë videokontrollet e tyre të para në rrjetet sociale, për të cilat po kalojnë trajnime të specializuara nga ekipi i platformës arsimore dhe Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Bullgari.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: prepodavame.bg