Hënë 2 Dhjetor 2024 06:10
Hënë, 2 Dhjetor 2024, 06:10
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve plotësojnë bukur njëri-tjetrin. Autor i muzikës dhe aranzhimit është Svetosllav Lloboshki. Ivan Tenev e shkroi tekstin e kësaj kënge për fuqinë e miqësisë.
Lidhur me këtë këngë, Paola ndan: “Kur dëshiron diçka me gjithë zemër dhe punon për të, me siguri do të realizohet!”
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova