Artikull
Kryeministri bullgar uroi Komisionin e ri Evropian me hyrjen në detyrë
Hënë 2 Dhjetor 2024 08:24
Hënë, 2 Dhjetor 2024, 08:24
Dimitër Gllavçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi suksese në punën e tyre. Gllavçev falënderoi Ursula von der Leyen për mbështetjen e saj të patundur për Bullgarinë në lidhje me anëtarësimin e plotë në Shengen dhe siguroi se Bullgaria nga ana e saj do të mbështesë punën e Komisionit.
Paraprakisht, Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka gjysmë viti për të kryer reformat e nevojshme për të mos i privuar 653 milionë euro që duhet të marrë sipas pagesës së dytë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип