Hënë 2 Dhjetor 2024 16:34
Hënë, 2 Dhjetor 2024, 16:34
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës
FOTO: Ani Petrova,BNR
Madhësia e shkronjave
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev i dorëzoi personalisht statujën e punuar nga Hristo Iliev me fjalët: "Disa mund t'i thonë vetes: "Cfarë është një çmim tjetër për një muzikant kaq të suksesshëm dhe të famshëm". Por mendoj se çmimi "Muzikanti i Vitit" është mjaft i rëndësishëm. Për ne është shumë i vlefshëm sepse tregon respektin jo vetëm të profesionistëve, por edhe të dëgjuesve tanë”.
Lexoni më shumë nga koleksioni ynë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип