Artikull
Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”
Martë 3 Dhjetor 2024 04:30
Martë, 3 Dhjetor 2024, 04:30
FOTO: Instituti Antarktik Bullgar
Madhësia e shkronjave
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” i kushtohet politikës evropiane për një planet të qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike.
Ndryshimet mjedisore në Antarktidë dhe Oqeanin Jugor janë të lidhura dhe ndikojnë mbi klimën në përmasë globale, theksojnë organizatorët, duke kujtuar se kushtet që ndryshojnë me shpejtësi kërkojnë reagime po aq të shpejta menaxhimi. Ky mund të jetë një partneritet i ri në Bashkimin Evropian për kërkimin dhe inovacionin, investimet në infrastrukturën kërkimore, përshpejtimin e të dhënave dhe aksesin në to, ndryshime të mundshme në marrëveshje, marrëdhënie të reja gjeopolitike.