POLITIKË

Artikull

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Martë, 3 Dhjetor 2024, 08:52

Timço Mucunski

Timço Mucunski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të Shkupit. Eurodeputetët nga të gjitha grupet politike dhe nga Bullgaria thanë se Shkupi nuk i respekton marrëveshjet me fqinjët. Ndër to është Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, sipas së cilës bullgarët duhet të renditen si grup etnik shtetformues në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.
Ministri Mucunski në përgjigjet e tij refuzoi të deklarojë se kur do të përfshihen bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë dhe kur do të përshpejtohet ndërtimi i Korridorit Hekurudhor nr. 8, njoftojnë BTA dhe BGNES.