Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi kazuse që lidhen me juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC). Fjalimet akuzuese dhe mbrojtëse janë në anglisht në një çështje të të drejtave të njeriut. Gjatë simulimit, ekipet, të ndara në prokurorë dhe mbrojtës, demonstrojnë aftësitë e argumentimit me gojë përpara një jurie me gjyqtarë në detyrë. Në finale ekipi bullgar u përball me ekipin rumun. Juria kryesohej nga gjyqtari Alfonse Ori, gjyqtar në Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë.