LAJME

Artikull

Ivan Kondov dhe kreu i NATO-së diskutuan situatën në rajonin e Detit të Zi

Martë, 3 Dhjetor 2024, 14:01

Ivan Kondov (majtas) dhe Mark Rutte

Ivan Kondov (majtas) dhe Mark Rutte

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim dypalësh me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte. Të dy diskutuan prioritetet në qasjet kolektive të Aleancës dhe pjesëmarrjen bullgare, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleatëve në mjedisin e tanishëm kompleks të sigurisë, luftën në Ukrainë dhe ndihmën për Kievin, situatën komplekse në rajonin e Detit të Zi. U konfirmua rëndësia e ndërtimit të korridoreve të transportit për sigurimin e aftësive mbrojtëse të zonës së përgjegjësisë së NATO-së në Evropën Juglindore. Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi lart përpjekjet e Republikës së Bullgarisë në fushën e mbrojtjes.

Publikoi / Publikuan: БНР екип