EKONOMI

Artikull

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Mërkurë, 4 Dhjetor 2024, 07:21

Cvetan Simeonov

Cvetan Simeonov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Cvetan Simeonov, theksoi se biznesi bullgar dhe investitorët e huaj duan stabilitet politik, një qeveri funksionale dhe një parlament që mund të marrë angazhime afatgjata. Para agjencisë BGNES, Simeonov parashikoi se në vitin 2025 biznesi bullgar do të përballet me vështirësi sepse në vend fillojnë të ndihen ndikimet negative nga Evropa Perëndimore dhe veçanërisht nga Gjermania.
Në kategorinë "Ambasador i huaj", çmimi iu dorëzua Zakia El Midaui - ambasadore e Mbretërisë së Marokut dhe doajen e trupit diplomatik në Bullgari. Në kategorinë "Përfaqësuesi Tregtar", çmimin e mori Kon Linju, këshilltar për çështjet tregtare në Ambasadën Kineze.