LAJME

Artikull

Qeveria holandeze mbështeti anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

Mërkurë, 4 Dhjetor 2024, 09:16

Qeveria holandeze mbështeti anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Qeveria e Holandës propozon që mbretëria të pajtohet me pranimin e Bullgarisë në Shengen dhe me rrugë tokësore, mësoi BNR. Kabineti e paraqiti propozimin e tij në parlamentin e vendit, siç kërkohen liegjisëlacioni kombëtar. Deputetët mund ta hedhin çështjen në votim, por edhe nëse thonë “jo”, qeveria ka të drejtë të mos respektojë votën. Opsioni tjetër është të mos ketë fare diskutim. Parlamenti holandez do të diskutojë këtë çështje në fillim të javës së ardhshme. Në këtë fazë pritet që të mos ketë mosmarrëveshje me qëndrimin e qeverisë. Kjo do të thotë se do të bjerë edhe pengesa e fundit përpara hyrjes së Bullgarisë në Shengen me rrugë tokësore.
Vendimi përfundimtar duhet të merret më 12 dhjetor në Bruksel në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Publikoi / Publikuan: БНР екип