LAJME

Artikull

Qeveria do të përpiqet të paguajë shtesat e Krishtlindjeve për pensionet

Mërkurë, 4 Dhjetor 2024, 10:38

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në mbledhjen e qeverisë së përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev konfirmoi se qeveria holandeze shprehu pajtim për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. Ai tha se sipas Akademisë Bullgare të Shkencave, përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit do të arrijnë në rreth 800 milionë euro në vit.
“Kurrë nuk kam thënë që nuk do të paraqesim buxhet, nuk e di pse duhet të na thërrasin partitë dhe “ekspertët”. Ne ishim të gatshëm ta bënim në parlamentin e kaluar. Kemi paraqitur edhe 12 projektligje në parlamentin e ri, disa prej të cilave janë dhe ligjet tatimore”, tha Gllavçev. Ai theksoi se nuk do të ketë rritje të taksave dhe është vendosur një deficit prej 3%, siç kërkon Eurozona. “Po bëjmë llogaritë se si të paguajmë 100 leva (50 euro) shtesat e Krishtlindjeve për pensionet”, shtoi kryeministri.