LAJME

Artikull

Presidenti Radev: Armiqësitë në Ukrainë mund të ndalen nëse ka një vullnet të qartë politik

Mërkurë, 4 Dhjetor 2024, 12:01

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev mbajti një leksion në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje për perspektivat dhe sfidat për të rinjtë dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve. I pyetur për luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, ai tha se diplomacia duhet të shkojë përpara bombave dhe raketave, jo pas tyre për të shuar pasojat.
"Jam i bindur se armiqësitë mund të ndërpriten nëse ka një vullnet të qartë politik dhe i jepet rrugë diplomacisë, jo vetëm politikanëve dhe gjeneralëve ambiciozë. Vlera kryesore e diplomacisë është se duhet të parandalojë konfliktet. Vitet e fundit ne po e shkelim gjithnjë e më shumë këtë parim dhe kjo sepse, për mendimin tim, jeta ka pushuar së qeni një vlerë bazë njerëzore”, theksoi presidenti.
Sipas tij, janë marrë shumë vendime strategjike të gabuara në luftën në Ukrainë, dhe çmimi tashmë është pothuajse një milion të vrarë dhe të gjymtuar.