LAJME

Artikull

Еdhe prova e nëntë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit nuk dha rezultat

Mërkurë, 4 Dhjetor 2024, 14:44

Еdhe prova e nëntë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit nuk dha rezultat

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Natalija Kiselova nga BSP - E majta e bashkuar, Petër Petrov nga "Vëzrazhdane" dhe Sillvi Kirillov nga “Ka një popull të tillë” (ITN).
Edhe njëherë Natalija Kiselova dhe Sillvi Kirilov arritën në balotazh. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mblodhi 50% të votave të të pranishmëve + 1, ose 120 vota, dhe kështu të dyja aplikimet nuk u pranuan.
Të enjten, më 5 dhjetor, deputetët do të bëjnë përpjekjen e 10-të për të zgjedhur kryetar të Parlamentit.
Legjislativi është bllokuar që nga 11 nëntori.