80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

Enjte, 5 Dhjetor 2024, 04:05

80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

FOTO: YouTube, arkiv

Madhësia e shkronjave

Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në Akademinë e Artit Muzikor dhe Koreografik në Plovdiv, rruga e saj profesionale vazhdoi në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore me dirigjent Filip Kutev,  ndërsa më vonë u bë soliste në korin "Zërat Kozmikë të Bullgarisë"
Ajo u bë e njohur edhe si drejtuese e formacioneve muzikore.
Në vitin 1991, Bojka Prisadova u nderua me çmimin e tretë për kompozim në një konkurs ndërkombëtar radiofonik për vokalistë në Bratislavë, për këngën "Sonjo, o moj birr" të Stefan Dragostinovit
Dhe megjithëse që nga viti 2017 Bojka Prisadova nuk është më mes nesh, këngët e saj mbeten të dashura për njohësit e folklorit bullgar. Interpretimet e saj, sidomos të këngëve të Rodopeve, na emocionojnë shumë edhe sot me thellësinë dhe ekspresivitetin e tyre.

Ju ftojmë të shijoni dy interpretime të Bojka Prisadovës nga koleksioni i Radio Bullgarisë: