Artikull
Shkencëtarët bullgarë do të studiojnë "agimin e njerëzimit" në Afrikë
Enjte 5 Dhjetor 2024 06:25
Enjte, 5 Dhjetor 2024, 06:25
Prof. Nikollaj Ovçarov në Tanzani
FOTO: arkivi personal i Prof.Ovçarovit
Madhësia e shkronjave
Një grup shkencëtarësh bullgarë niset sot për në Republikën e Afrikës së Jugut, Botsuanë dhe Zimbabve. Me iniciativën e Explorers Club Bulgaria, bullgarët do të eksplorojnë "agimin e njerëzimit", që ka ndodhur pikërisht në këto vende. Ekspedita do të drejtohet nga dekani i Fakultetit të Gjeologji-Gjeografisë të Universitetit të Sofjes, Prof. Kliment Najdenov dhe nga arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov nga Akademia Ekonomike "Dimitër Cenov" në Svishtov.
Republika e Afrikës së Jugut është vendi ku në vitin 1924 janë identifikuar lipsana të paraardhësve tanë nga shkencëtari me famë botërore Raymond Arthur Dart, transmeton BTA.