Artikull
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është caktuar për 16 janarin
Enjte 5 Dhjetor 2024 09:16
Enjte, 5 Dhjetor 2024, 09:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Me këtë rast ekspertja e komunikimit Vesisllava Tançeva krahasoi para BNR-së procedurën e stërzgjatur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor me një teatër i cili ka për qëllim “të afrojë zgjedhjet e parakohshme dhe të shtyjë çdo ndryshim të legjislacionit, në mënyrë që Borisllav Sarafov të zërë pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm në mes të janarit”.
Në mbledhjen e sotme të Plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk u propozua asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative. Afati i fundit për nominime është data 19 dhjetor, ndërsa përzgjedhja do të bëhet më 20 mars 2025.