LAJME

Artikull

Deputetët për të dhjetën herë dështuan në përpjekjen për të zgjedhur një kryetar

Enjte, 5 Dhjetor 2024, 12:46

Deputetët për të dhjetën herë dështuan në përpjekjen për të zgjedhur një kryetar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija Kisellova, dhe nga "Ka një popull të tillë" - Sillvi Kirillov, i cili drejton që nga 11 nëntori seanca e parë e parlamentit si më i moshuari ndër deputetë. Dy që fituan më shumë vota në mbështetjen e tyre shkuan në balotazh - tradicionalisht, ato janë Natalija Kisellova dhe Sillvi Kirillov. Dhe, sipas traditës, asnjëri prej tyre nuk kishte mbështetjen e mjaftueshme për t'u zgjedhur. Përpjekjet e Kuvendit Popullor për të zgjedhur kryeparlamentarin do të vazhdojnë për të njëmbëdhjetën herë nesër, të premten më 6 dhjetor, kur të krishterët ortodoksë në vendin tonë nderojnë Shën Nikollaj Çudibërësin. Shpresojmë që me ndihmën e tij të ndodhë mrekullia.