SHOQËRI

Artikull

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Premte, 6 Dhjetor 2024, 04:10

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

FOTO: BNR, arkiv

Madhësia e shkronjave

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën Nikollës drejt portit, ku kryhet rituali i “kyçjes” së detit, karakteristik vetëm për këtë qytet. Banorët vendas, jetët e të cilëve janë të lidhur pazgjidhshmërisht me detin, hedhin kurora dhe lule në ujë në kujtim të marinarëve dhe peshkatarëve të rënë, si dhe një çelës. Kështu ata simbolikisht “kyçin” detin deri më 9 maj, festën verore të Shën Nikollës. Atëherë deti do të “shkyçet” solemnisht dhe peshkatarët do të mund të dalin në det të hapur dhe të kapin peshk.