EKONOMI

Artikull

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Premte, 6 Dhjetor 2024, 08:27

Dimitër Radev

Dimitër Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e Ditës së Bankierit, 6 dhjetor.
“Pasiguria do të vazhdojë të paktën derisa të zgjidhet kriza e brendshme politike dhe të mos ketë më qartësi për perspektivat për zgjidhjen e konflikteve të jashtme dhe ndikimin e tyre në aktivitetin tregtar dhe ekonomik”, kështu i sheh Radev sfidat me të cilat përballet sektori. Ai thekson se BNB dhe sektori bankar janë gati për futjen e euros, por është e diskutueshme nëse politikanët do të mbështesin bashkimin me monedhën e përbashkët. Bankieri është i bindur se sfidat buxhetore mund të zgjidhen përmes daljes me sukses nga kriza politike.