Artikull
Karllos Nasar është fituesi i “Ikarit Sportiv” për vitin 2024
Premte 6 Dhjetor 2024 14:21
Premte, 6 Dhjetor 2024, 14:21
Karllos Nasar
FOTO: AP/BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg, duke vendosur dy rekorde botërore. Ai këtë vit doli kampion i Evropës edhe në kampionatin e Sofjes me rezultat në dyluftimin 391 kg (176 + 215). Nasar gjithashtu vendosi rekorde jozyrtare në shtytje, hedhje dhe në dyluftimet e kampionatit të Bundesligës.
Dy kampionët e tjerë olimpikë për Bullgarinë nga Parisi 2024 - Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u shpërblyen në kategorinë "Prezantim Mbresëlënës". Novikov fitoi medaljen e artë në kategorinë 87 kg në mundje, stil klasik, dhe Ramazanov triumfoi në kategorinë 86 kg në mundje, stil të lirë.
Ekipi kombëtar bullgar i volejbollit për vajza deri në 18 vjeç - kampion evropian i kampionateve në Greqi dhe Rumani - u zgjodh ekipi i vitit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип