Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të kryeqytetit të vjetër. Ekspozita ndërton një urë vizuale midis historisë, së tashmes dhe vizionit për të ardhmen e fakultetit dhe artistëve që kanë përfunduar arsimin e tyre artistik atje. Punimet do të jenë të ekspozuara deri më 4 janar 2025 në Galerinë e Arteve të Qytetit "Boris Georgiev" në kryeqytetin tonë detar Varna.
Велина Сталева - Витраж - Тифани техника и рисувано стъкло, Корус 5 на ВТУ, Велико търново
FOTO: Градска художествена галерия-Варна
Përzgjedhja e veprave shpalos themelet, frymën dhe mundësitë e paraqitura nga krijuesit e laboratorit arsimor për artistë në Veliko Tërnovo. Fakulteti i Arteve të Bukura u hap në gusht të vitit 1974, i nisur si degë e arsimit të lartë në Departamentit të Historisë, me trajnime për artet e bukura që datojnë që nga fillimi i institucionit në 1963.
Алекс Панова
FOTO: Градска художествена галерия-Варна
Organizatorët e ekspozitës e përkufizojnë atë si një lloj "panorame" të thelbit artistik të Universitetit të Veliko Tërnovos - prezantohet e gjithë paleta e specialiteteve: Pikturë, Skulpturë, Grafikë, Dizajn Grafik dhe Komunikime Vizuale, Pikturë, Piktura Murale, Pedagogji e Edukimit të Arteve të Bukura dhe Studime Pamore.
Антоанета Абаджиева
FOTO: Градска художествена галерия-Варна
"50 vjetor i Fakultetit të Arteve të Bukura. Në epokën e re me një pamje të re" është një përpjekje për të ngritur pyetje rreth arsimit të lartë artistik në Bullgari, për atë që është bërë deri më tani, veçanërisht nga Universiteti i Veliko Tërnovos dhe natyrisht, për të inkurajuar artistë të rinj në rrugëtimin e tyre jo të lehtë.
Велина Сталева витраж, детайл
FOTO: Градска художествена галерия-Варна
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: Galeria e Arteve të Varnës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello