Artikull
Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme
Hënë 9 Dhjetor 2024 06:54
Hënë, 9 Dhjetor 2024, 06:54
Nënpresidentja Jotova
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet.
“Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin e përvjetorit të 75-të të zbulimit të Thesarit të Panagjurshtes. Ajo shtoi se është detyrë e forcave politike të gjejnë formulën më të mirë dhe programin më të besueshëm për ta çuar vendin tonë përpara.
“Guxoj të shpresoj që të premten është hedhur hapi i parë me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit dhe Kuvendi Popullor të kthehet në rolin e tij”, komentoi Ilijana Jotova. Nënpresidentja kujtoi se miratimi i buxhetit të shtetit është në pritje dhe së shpejti duhet të fillojë puna për ligjet që lidhen me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pasi jemi në prag të humbjes së këstit të dytë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип