Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Hënë, 9 Dhjetor 2024, 08:21

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e fëmijëve konsiderohej ndëshkim i Zotit.
Të dy vazhdimisht luteshin që Zoti t'u jepte një fëmijë dhe një ditë Anës iu shfaq një Engjëll i Zotit, duke e njoftuar se ajo do të lindte Marinë për shpëtimin e botës. Nëna e ardhshme bëri një premtim se do t'ia kushtonte vajzën e saj Zotit. Kështu Maria trevjeçare u soll në tempull.
Shën Ana konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes, amësisë, virgjëreshave, të vejave dhe grave shtatzëna.