LAJME

Artikull

I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm kërkoi imunitetin e Kirill Petkovit

Hënë, 9 Dhjetor 2024, 17:26

Kirill Petkov

Kirill Petkov

FOTO: BGNES, arkiv

Madhësia e shkronjave

I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në vitin 2022, i cili më vonë u shpall i paligjshëm nga gjykata, bëhet e qartë nga një njoftim i prokurorisë. Në arsyetim theksohet se Petkov në cilësinë e kryeministrit “ka tejkaluar autoritetin” duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme fillimin e procedurës paraprake në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, si kryeministër, ai kërkoi që policët hetues ta marrin në pyetje pa e njoftuar prokurorin kompetent. Gjithashtu është urdhëruar që të kryhen kontrolle dhe sekuestrime në banesat e tre shtetasve bullgarë, njëri prej të cilëve ishte Borisov, pa lejen e gjykatës përkatëse dhe në errësirë ​​të ditës, pasi në këtë rast nuk kishte arsye për urgjencë.
"Sarafovi po me kërkon imunitetin për arrestimin e Borisovit. A nuk e kuptuat që nga frika nuk mund të na përkulni! Dotë jap menjëherë imunitetin”, u përgjigj Kirill Petkov përmes Facebook-ut.