LAJME

Artikull

Kryetarja e Kuvendit Popullor premtoi se Buxheti 2025 do të miratohet brenda një kohe të shkurtër

Martë, 10 Dhjetor 2024, 13:23

Kryetarja e Kuvendit Popullor premtoi se Buxheti 2025 do të miratohet brenda një kohe të shkurtër

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen komisionet parlamentare. Gllavçev shprehu shpresën se parlamenti do të punojë me shpejtësi dhe se do të formohet një shumicë, e cila do të nxjerrë një qeveri të rregullt, siç janë pritjet e qytetarëve bullgarë. Buxheti për vitin 2025 është përgatitur dhe publikuar nga Ministria e Financave në detyrë. Ministrja e Financave Ljudmilla Petkova premtoi se ai do të dorëzohet në parlament këtë javë.