Mërkurë 11 Dhjetor 2024 09:48
Mërkurë, 11 Dhjetor 2024, 09:48
FOTO: Gabriella Çollakova
Madhësia e shkronjave
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut u vlerësua si destinacioni më i mirë turistik. Atraksioni më i mirë turistik është Kompleksi Arkeologjik "Lugina e Mbretërve Trakë" në Komunën Kazanllëk. Gjeoparku “Iskër-Panega” në komunën e Llukovit u shpërblye për ekoturizmin më të mirë. Komuna e Banskos, Bullgari, u shpërblye për turizmin më të mirë të festivalit. Shoqata më e mirë turistike në Ballkan në vitin 2024 është Union Tourism of Kosovo UTK nga Kosova. Çmimi i Ambasadorit të Turizmit në Ballkan u fitua nga Arkan Kerim nga Maqedonia e Veriut. Operatori turistik i vitit u bë Fibula Travel nga Kosova.
Publikoi / Publikuan: БНР екип
- #Arkan Kerim
- #Balkan Awards of Tourism Industry
- #Ballkan
- #Bellogradçik
- #Bullgari
- #ceremoni
- #çmim
- #çmime ballkanike
- #Fibula Travel
- #forum
- #Gjeoparku Iskër-Panega
- #Greqi
- #Kalaja Kaleto
- #Kazanllëk
- #Kompleksi Arkeologjik "Lugina e Mbretërve Trakë"
- #Kosovë
- #Llukovit
- #Maqedonia e Veriut
- #turizëm
- #Union Tourism of Kosovo UTK