Artikull
Minatorët po protestojnë kundër vendosjes së taksës 15% për pasuritë e nëndheshme
Mërkurë 11 Dhjetor 2024 12:49
Mërkurë, 11 Dhjetor 2024, 12:49
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore nga viti 2025, e cila nuk ekziston askund në Evropë, njoftoi reporterja e BNR, Rumjana Vasileva. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura të Minatorëve pranë KNSB-së dhe Federata Sindikale e Minatorëve të Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Minatorët janë të shqetësuar se taksa do të çojë në mbylljen e minierave dhe se biznesi i tyre nuk do të jetë konkurrues me vendet e tjera evropiane.
“Kjo taksë shtesë do të çojë në likuidimin e një pjese të madhe të ndërmarrjeve në industrinë minerare dhe në fund do të çojë në likuidimin e industrisë minerare, e cila siguron çdo vit 4-5% të PBB-së”, komentoi kryetari i Federatës së Miniatorëve pranë Konfederatës së sindikatave të Pavarura (KNSB), Valentin Vëllçev. Qeveria e përkohshme iu drejtua këtij sektori të ekonomisë sonë, por hoqi dorë nga synimi për të mbledhur fitime të tepërta nga bankat, u bë e qartë sot në Këshillin Trepalësh.
Publikoi / Publikuan: БНР екип