LAJME

Artikull

Filmi “Kopeja” fitoi “Tigrin Mbretëror të Bengalit” në Festivalin në Kolkota

Enjte, 12 Dhjetor 2024, 07:59

Filmi “Kopeja” fitoi “Tigrin Mbretëror të Bengalit” në Festivalin në Kolkota

FOTO: ndk.bg

Madhësia e shkronjave

Filmi bullgar "Kopeja" me regji të Millko Llazarov u shpall filmi më i mirë në seksionin konkurrues ndërkombëtar të Festivalit të 30-të Ndërkombëtar të Filmit në Kolkata (ish Kalkuta) në Indi. “Kopeja” fitoi çmimin e Artë “Tigrin Mbretëror të Benhazit”, shoqëruar me një çmim në të holla prej 57 mijë eurosh, transmeton BTA. Regjisori i filmit Millko Llazarov u bë edhe laureat i Çmimit të FIPRESI të Federatës Ndërkombëtare të Shtypit të Filmit. Filmi tregon për dashurinë e babait për vajzën e tij Tarika, një vajzë me aftësi të veçanta, e cila e vë atë në kundërshtim me banorët e paragjykuar të një qyteti kufitar, shkruan “Hindustan Times”.
“Filmi im flet për lirinë e shpirtit. Kinemaja ka një gjuhë universale. Jam i lumtur që ai mori një njohje kaq të madhe këtu”, tha Llazarov pas ceremonisë për televizionin “Press Trust of India”.

Publikoi / Publikuan: БНР екип