Artikull
Miliona euro nga Rusia u dërguan për propagandë në Bullgari dhe Rumani
Enjte 12 Dhjetor 2024 09:29
Enjte, 12 Dhjetor 2024, 09:29
FOTO: FB /BG Elves
Madhësia e shkronjave
Rusia ka dhënë 69 mln. euro për përhapjen e propagandës dhe ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo bëhet e ditur nga faqja e internetit 24chasa dhe actualno.com, duke iu referuar organizatës “Bëllgarski Elfi” (BG Elves). "Elfët" pretendojnë se kanë dokumente që vërtetojnë flukset e parave nga Novosibirsk, drejtuar Bullgarisë dhe Rumanisë. Pagesat u ndanë në mijëra transaksione të vogla prej 5000 euro secila për të mos u vënë re. Skema filloi më së voni në vitin 2010, sugjeron një gjurmë e pafshirë nga serverët Adnow. Sistemet janë një zhvillim rus dhe me kalimin e viteve u përmirësuan dhe u riemërtuan shumë herë dhe në formën e mesazheve komerciale dhe reklamuese përdorin kapacitetet e serverëve me qira në Holandë dhe Gjermani. “Elfët” thonë gjithashtu se janë në kontakt dhe shkëmbim informacioni me gazetarë investigativë dhe shërbime hetimore në Rumani, Britaninë e Madhe dhe Ukrainë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип