Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve të së cilës kërcënohej me shfarosje.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Bullgare të Sigurisë së Ushqimeve, për shkak të veprimeve të paligjshme të tij. Organizatorët nga shoqata “Vëllezërit bullgarë” njoftuan se kanë njoftuar të gjitha institucionet evropiane dhe kanë mbledhur dëshmitë e nevojshme për parregullsitë në Agjenci. Shoqata "Vëllezërit bullgarë" synon të bashkojë të gjithë sektorët në bujqësi dhe të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj "politikave jokorrekte të shtetit, të cilat kanë një efekt të dëmshëm për Bullgarinë dhe qytetarët bullgarë.