Premte 13 Dhjetor 2024 06:30
Premte, 13 Dhjetor 2024, 06:30
FOTO: Facebook /MATEO
Madhësia e shkronjave
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve".
Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të paharrueshëm, emocional në planetin e Krishtlindjeve, ku të gjitha ëndrrat bëhen realitet dhe ka rëndësi se çfarë dëshironi. Edhe tregimi, edhe muzika janë të Mitko Petrov - Mateo.
Митко Петров–Матео
FOTO: Facebook /MATEO
Dhe fëmijët në skenën pranë Mitko Petrov - Mateos janë ata me të cilët punon në Studion muzikore për këndim dhe teatër muzikor “Music Place”. Skenografi i muzikalit “Lala e Krishtlindjeve” është Krasimir Marçev. Skena do të jetë tredimensionale – në vend të dekoreve standarde do të ketë një efekt 3D që do të ndryshojë gjatë shfaqjes.
FOTO: Facebook /MATEO
Mitko Petrov - Mateo premton të zbulojë se kush është në të vërtetë Lala e Krishtlindjeve përmes situatave emocionuese me këngë, të qeshura dhe pak dramë - emocione në gamën e tyre të plotë.
Videoklipi për këngën është xhiruar në një cep magjik të Bullgarisë - Parku Zllaten në qytetin e Llukovit dhe në Karllukovon e bukur, pranë së cilës ndodhet krijesa natyrore magnetike "Sytë e Zotit", pjesë e shpellës karstike "Prohodna".
Foto: facebook.com/mitkopetrov.music
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип