LAJME

Artikull

Ministri i brendshëm deklaroi se vendi nuk ka asnjë angazhim për të pranuar emigrantë

Premte, 13 Dhjetor 2024, 09:36

Atanas Illkov

Atanas Illkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e emigrantëve në 70% përgjatë kufirit, dhe në brendësi të vendit ka 46% më pak të arrestuar në krahasim me vitin 2023”, tha Illkov. “Nga 1 janari do të rivendosim kontrollin e kufirit me Rumaninë, me qëllim që në një periudhë 6-mujore të monitorojmë mjedisin e sigurisë për ndryshime të mundshme në të”, tha ministri. Ai sqaroi se “policia kufitare mbetet në pikat kufitare sepse ende ka përgjegjësi për mbrojtjen e kufirit të gjelbër. Një pjesë e stafit do të zhvendoset gjithashtu në kufirin me Turqinë për të "ruajtur atë që kemi arritur". Ministri i brendshëm ishte kategorik - Bullgaria nuk u angazhua që të pranojë emigrantët si një zonë “buffer”.