LAJME

Artikull

Bullgaria merr një kredi prej 250 milionë euro për projekte në kuadër të programeve evropiane

Premte, 13 Dhjetor 2024, 13:08

Bullgaria merr një kredi prej 250 milionë euro për projekte në kuadër të programeve evropiane

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Banka Evropiane e Investimeve jep një kredi me vlerë 250 milionë euro për Bullgarinë në mbështetje të bashkëfinancimit të projekteve prioritare në kuadër të programeve evropiane në periudhën 2021-2027. Në informacionet e bankës thuhet se financimi do të forcojë ekonominë, do të nxisë rritjen dhe konkurrencën dhe do të përmirësojë standardet e jetesës. Synimi është që projektet të përshpejtojnë zhvillimin në fusha të ndryshme - nga efiçenca e energjisë dhe ujit, tek transporti dhe kërkimi shkencor.
Fondet e akorduara janë pjesë e këstit të parë të një programi kredie strukturore në vlerën 1 miliardë euro, miratuar për periudhën aktuale programore. Së bashku me projekte më të mëdha, ky këst mund të përdoret për financimin e projekteve më të vogla që nuk plotësojnë kërkesat për financim direkt nga banka.

Publikoi / Publikuan: БНР екип