Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës. Gjatë aktivitetit, Ilijana Jotova theksoi se beson në cilësitë e lindura të gruas, të cilat janë kyçe në marrjen e vendimeve të rëndësishme, ndër të cilat, për shembull, është ndalimi i konflikteve ushtarake. Sipas nënpresidentes, zënia e më shumë posteve drejtuese nga gratë është një garanci e suksesit. Ajo theksoi se në Bullgari, në 34 vjet, rritja e posteve të grave është me 50% dhe sot ato janë rreth 5% më shumë sesa burrat në shërbimin diplomatik në vend.
Organizator i aktivitetit, në të cilin morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në Bullgari, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe komunitetit shkencor, është Instituti i Specializuar i Frankofonisë për Administrim dhe Menaxhim me një të ftuar të posaçme - profesoreshën Laurence Badel, nga Sorbonne.