KULTURË

Artikull

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Shtunë, 14 Dhjetor 2024, 04:25

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

FOTO: zlatenriton.bg

Madhësia e shkronjave

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë konkursit "Horizontet e hapura" prezantohen 18 tituj të tjerë.

Fillimi u vu mbrëmë me shfaqjen e dokumentarit "Të panevojshmit" (1999), që paraqet tre histori personale gjatë të ashtuquajturit. “Procesi i Ringjalljes” në mesin e viteve 80 të shekullit të 20-të (përpjekjet e shtetit bullgar në këtë periudhë për të asimiluar me dhunë popullsinë myslimane në Bullgari). Autorja e filmit është regjisorja e njohur bullgare Adella Peeva, e cila u nderua me çmimin "Ritoni i Artë" për kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografinë dokumentare bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Programi i festivalit përfshin gjithashtu dy diskutime - për animacionin dhe kinemanë dokumentare. Përveç kësaj, shoqata "Filmautor" do të ndajë dy çmime për autorë të rinj nën 35 vjeç - një për një film dokumentar dhe një për kinemanë e animuar, si shtesë e çmimeve tradicionale, kurse publiku më i ri ka mundësinë të marrë pjesë në nismën “Kinema për studentët”, ku ofrohen shfaqje të veçanta për nxënës dhe mësues, të shoqëruara me diskutime tematike.

„Излишните“ (1999), Шенол

FOTO: zlatenriton.bg

Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: zlatenriton.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva