SHOQËRI

Artikull

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Shtunë, 14 Dhjetor 2024, 05:35

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

FOTO: rnhm.org

Madhësia e shkronjave

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara gjatë gjithë muajit me synimin për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të Antarktidës, kërkimeve bullgare mbi kontinentin e akullit dhe banorëve pak të njohur të faunës polare, raporton muzeu.
Ndër pikat kryesore të "Festivalit të Akullit" janë punëtoritë krijuese për pikturimin e fytyrës me temën "Banori im i preferuar polar", ngjyrosja e figurave prej balte "Magjia e akullit", si dhe një prezantim i një filmi të njohur me seri për fëmijë. Po ashtu zhvillohet edhe konkursi për vizatim me temën “Mbretëria e Akullit”. Gjatë tre ditëve të festivalit, vizitorët kanë mundësinë të shohin një ekspozitë të pikturave të konkursit. Pas ngjarjes, ata do të përfshihen në një pazar bamirësie në mbështetje të fëmijëve nga Qendra e Krizave në Plovdiv.

FOTO: rnhm.org

Lexoni më tepër nga akrivi i Radio Bullgarisë:
Foto: rnhm.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva