Artikull
Mbi 100 mijë bullgarë do të udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të ardhshme
3/4 e të huajve në Bullgari preferojnë hotele me 4 dhe 5 yje
Shtunë 14 Dhjetor 2024 11:25
Shtunë, 14 Dhjetor 2024, 11:25
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Periudha festive në fund të vitit 2024 është mbi 10 ditë - nga 20 dhjetori deri më 2 janar, gjë që inkurajon udhëtimet, thotë Prof. Dr. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Shumë njerëz do ta shfrytëzojnë mundësinë për të udhëtuar, madje disa herë, gjatë kësaj periudhe. Rreth 100 mijë bullgarë do të zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit. Prej tyre, rreth 60% do të vizitojnë të afërmit dhe miqtë. Pjesa tjetër do të preferojë një sërë destinacionesh turistike.
Të ardhurat nga fjetjet në tetor janë rritur me 16.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe kanë arritur në mbi 50 milionë euro, mbi 29 mln. janë nga Bullgaria, kurse pjesa tjetër, 21 milionë, janë nga shtetas të huaj, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Statistikat tregojnë gjithashtu se 75% e të huajve qëndrojnë në hotele me 4 dhe 5 yje në Bullgari.
Publikoi / Publikuan: БНР екип