Artikull
Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë
Dielë 15 Dhjetor 2024 06:30
Dielë, 15 Dhjetor 2024, 06:30
Foto: Shoqata "Për trenin me binarë të ngushtë"
Madhësia e shkronjave
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov, themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë udhëtimit katërorësh, Plaku i Krishtlindjeve dhe Borëbardha do të kënaqin pasagjerët me dhurata.
Itinerari përfshin një orë qëndrim në stacionin e Dobrinishtes, ku do të organizohet një program i veçantë festiv.
Itinerari përfshin një orë qëndrim në stacionin e Dobrinishtes, ku do të organizohet një program i veçantë festiv.
Për Kristijan Vaklinov, udhëtimi me rastin e Krishtlindjeve është një nga nismat më të këndshme të shoqatës. "Jo vetëm për shkak të frymës së Krishtlindjes, por edhe për shkak të fëmijëve, të cilët me praninë e tyre mbushin vagonët me të qeshura, mirësi dhe pastërti. Nuk ka se si të mos e vazhdojmë këtë traditë", thotë Vaklinov. Ai shprehu mirënjohjen e tij për Hekurudhat Shtetërore Bullgare për dhuratat për të gjithë fëmijët që udhëtojnë në trenin "Rodopet".
FOTO: Facebook/ Родопската теснолинейка
Linja unike hekurudhore lidh qytetet Septemvri dhe Dobrinishte, duke kaluar përmes peizazheve piktoreske të malit Rodope. Është e njohur për kthesat e saj të pjerrëta që ofrojnë pamje spektakolare drejt majave malore dhe lumenjve.
Mund të mësoni më shumë për trenin me binarë të ngushtë të Rodopeve nga materialet në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Mund të mësoni më shumë për trenin me binarë të ngushtë të Rodopeve nga materialet në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Shoqata "Për trenin me binarë të ngushtë", Facebook/ "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva