SPORT

Artikull

Në Kampionatin e Bahreinit, Karlos Nasar u shpall peshëngritësi Nr. 1 në planet

Hënë, 16 Dhjetor 2024, 11:12

Karlos Nasar

Karlos Nasar

FOTO: wfbulgaria.com

Madhësia e shkronjave

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të  Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në dyluftim të kategorisë së tij, 89 kg, i jep maksimumin 1000 pikë, sipas sistemit "Robi" të vendosur nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF). Ai krahason rezultatet midis peshëngritësve në kategori të ndryshme, duke futur një koeficient korrigjimi, në varësi të peshës personale të konkurrentëve. Për herë të parë në karrierën e tij, Nasar bëhet numër 1 në një Kampionat Botëror, pasi ishte më i miri dy herë radhazi në kampionatet evropiane - 2023 dhe 2024.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë: