LAJME

Artikull

Bullgaria, Rumania dhe Ukraina shkëmbejnë informacion për derdhjen e naftës ruse në Detin e Zi

Martë, 17 Dhjetor 2024, 06:37

Bullgaria, Rumania dhe Ukraina shkëmbejnë informacion për derdhjen e naftës ruse në Detin e Zi

FOTO: moew.government.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së Kerçit. Është rënë dakord që palët të shkëmbejnë informacionin e marrë në ministritë nga organizatat dhe institucionet shkencore të çdo vendi. Në koordinim, të tri vendet do të monitorojnë për rreziqe të mundshme për mjedisin dhe bregdetin e Detit të Zi. “Pjesë të ndotjes së naftës që bien në brendësi të Detit të Zi ka të ngjarë të mbeten në vorbulla qarkullimi. Nuk ka rrezik që ndotja e konsiderueshme e naftës të arrijë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe të rrezikojë ujërat territoriale bullgare dhe bregdetin bullgar”, njoftoi Ministria Bullgare e Mjedisit dhe e Ujërave.