LAJME

Artikull

Bullgaria mbështet pozitat e BE-së për Ukrainën dhe ngjarjet në Siri

Martë, 17 Dhjetor 2024, 07:39

Ivan Kondov

Ivan Kondov

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA. Këshilli miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, të përfshira në paketën e 15-të të sanksioneve dhe një regjim të ri për të luftuar veprimet hibride dhe destabilizuese të Rusisë. Kondov theksoi rëndësinë e unitetit në veprimet e BE-së dhe vuri në dukje se Bullgaria përkrah thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. U diskutua edhe situata në Siri pas rënies së regjimit të Bashar Asadit. Ministri Kondov e cilësoi ngjarjen si historike pas 13 vitesh dhunë dhe luftë civile. Ai bëri thirrje për zbatimin e Rezolutës 2254 të OKB-së, një tranzicion politik që përfshin të gjithë komponentët e shoqërisë siriane dhe një rol aktiv të BE-së në këtë proces.