EKONOMI

Artikull

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

Martë, 17 Dhjetor 2024, 10:15

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit të tyre për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike globale. Frika më e madhe janë pritjet për një rritje drastike të çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para dhe inflacionit. 61 për qind e punëdhënësve duan vënien e euros në qarkullim. Për 48 për qind të të anketuarve, anëtarësimi në Eurozonë duhet të jetë një prioritet kryesor shtetëror. Më shumë se gjysma e të anketuarve planifikojnë të rrisin volumin e prodhimit dhe produkteve të ofruara.  45 për qind do të kërkojnë tregje të reja. 1/3 e ndërmarrjeve kanë probleme me partnerët e tyre ndërkombëtarë dhe tregjet e huaja përderisa vitin e kaluar ky tregues ishte 18 për qind.