Artikull
Nuk ka rrezik për ndotje të ujërave bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit
Martë 17 Dhjetor 2024 14:44
Martë, 17 Dhjetor 2024, 14:44
FOTO: Radio Varna
Madhësia e shkronjave
Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës së Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Varna, Daniella Stojnova. Institucioni arsimor prej ditës së djeshme po kryen monitorime të përditshme në lidhje me problemin mjedisor në ngushticën e Kerçit. "Për momentin, kushtet klimatike janë jashtëzakonisht të favorshme për Bullgarinë. Derdhja ekziston, por ne nuk kemi asnjë shqetësim se do të përhapet në territoret nën juridiksionin tonë," theksoi Kalinov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип