Artikull
Në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun vendoset kontroll i përkohshëm kufitar
Mërkurë 18 Dhjetor 2024 14:46
Mërkurë, 18 Dhjetor 2024, 14:46
FOTO: wikipedia.org
Madhësia e shkronjave
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek. Vendimi i kontrollit të përkohshëm synon parandalimin e kërcënimeve të mundshme për sigurinë pas mbylljes së postblloqeve në kufirin e brendshëm. Kontrollet kufitare do të vazhdojnë të kryhen për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga 01 janari 2025, pas së cilës do të pushojnë së ekzistuari.
Kujtojmë se më 12 dhjetor, Këshilli i BE-së miratoi një vendim unanim për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në rrugë tokësore.